Rafael Nadal ka njoftuar në një video të publikuar në faqet e tij në rrjetet sociale se është gati të rikthehet në garat e tenisit.
“Përshëndetje të gjithëve, pas një viti jashtë, ka ardhur koha të rikthehemi. Do të jetë në Brisbane, në javën e parë të janarit. Shihemi atje”, tha Nadal.
Kështu, ish-numri 1 i botës deklaroi se do të garojë sërish në turneun e Brisbane, i cili zhvillohet nga 31 dhjetori deri më 7 janar.
“Besoj se kam punuar mjaftueshëm në karrierën time sportive për të mos e mbyllur karrierën në një konferencë shtypi. Do të përpiqem ta përfundoj karrierën time profesionale në mënyrën e duhur”, theksoi Nadal kohë më parë, duke shfaqur tashmë imazhet e tij në palestër.
Craig Tiley, drejtor i “Australian Open”, kishte siguruar tashmë se fituesi i edicionit 2022 do të kthehej në kohë për të marrë pjesë përsëri në Grand Slamin e sezonit, që do të zhvillohet nga data 14 deri më 28 janar… pikërisht në kohën e duhur për të pritur spanjollin.
Takimi i fundit i Rafael Nadal ishte pikërisht në Australian Open 2023, në raundin e 2-të, ku u detyrua të tërhiqej ndaj Mackenzie McDonald pasi pësoi një dëmtim në ijë.
🎧👀💪🏻😉 pic.twitter.com/iH7NvsQGMT
— Rafa Nadal (@RafaelNadal) December 1, 2023