Conferenc League: Sonte zhvillohen ndeshjet e raundit të pestë, “Air Albania” hap dyert sot për Ballkanin Evropian
Shaban Sinani
32 skuadra sot do të zbresin në fushë për t’u përballur në ndeshjet e vlefshme për fazën e grupeve në raundin e 5-të në Ligën e Konferencës. Dueli më i rëndësishëm padyshim është ai mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen. Një përballje e fortë ku skuadra e Dajës do të kërkojë fitoren për të pasur mundësinë për të kaluar në fazën tjetër.
Ballkani do ta zhvillojë sot sfidën e pestë në grupin C të Ligës së Konferencës ku do të ballafaqohet me Viktoria Plzen.
Skuadrës nga Suhareka i nevojitet vetëm fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër, në të kundërtën, gjithçka do të merret fundit sa i përket garave evropiane.
Ballkani ka katër pikë në vendin e tretë, aq sa ka edhe Astana në të dytin, kurse Plzen është lider i tabelës me 12 pikë.
Në ndeshjet tjera që zhvillohen sot takohen:0
Breidablik – M. Tel Aviv (në ora 14:00)
Në ora 16:30, TAKOHEN
FC Astana – Dinamo
AZ Alkmaar – Zrinjski
Beshiktash – Club Brugge
Bodo/Glimt – Lugano
FC Ballkani – Viktoria Plzen
Gent – Zorya
HJK – Aberdeen
Klaksvik – Slovan Bratislava
Olimpija Ljubljanë – Lille
Në ora 21:00, takohen:
Aston Villa – Legia
Çukariçki – Ferencvarosh
Eintracht Frankfurt – PAOK
Fiorentina – Genk
Nordsjaelland – Fenerbahce
Spartak Trnava – Ludogorets