Lazio ka regjistruar fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri triumfo sonte ndaj Celticut, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë dhe të parafundit në Grupin E.
Ndeshja e zhvilluar në “Olympico” përfundoi me rezultatin 2:0.
Të dy golat i realizoi Ciro Immobile (82’, 85’).
Lazio pas kësaj fitore ka 10 pikë dhe momentalisht prin në grup, me dy pikë më shumë se Atletico Madridi dhe katër më shumë se Feyenoordi. Këto dy skuadra do të takohen sonte mes vete.
Lacialët do të siguronin kalimin në raundin e 16-të që sonte, në rast se Feyenoordi pëson humbje ndaj Atletico Madridit.
Celticu, që renditet i fundit me një pikë, është i eliminuar nga kjo garë.