Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, është shfaqur e mërzitur mbrëmë, teksa i ka thënë Bleros se po e mendon largimin nga shtëpia.
Blero tentoi të flas me të, Edona refuzoi duke i thënë “flasim më vonë, s’jam mirë me vete, kam tjera probleme”.
Më tej, Blero e pyeti se për çka është merzitë, Edona iu përgjigj duke i thënë “për krejt, e kam mendimin me dalë prej këtu”.
Këngëtari i tha se po të mos ishte ajo në shtëpi, ai nuk do të kishte aspak qejf në Big Brother.
“Prej dje e kam mendimin me trokitë në derë e me shku në shtëpi”, i tha Edona, Bleros.
“As për cigare nuk po mendoj më, po mendoj ta lë krejt. Ta shoh tash. Jam lodhë”, vazhdoi tutje ajo.