Shkruan: Shaban Sinani
“Pranverë dashurie-Proljeće ljubavi” është botimi më i ri i poetes tetovare Sadije Aliti, libër me poezi i përkthyer në gjuhën kroate, në vazhdën e botimeve në gjuhë të huaja.
Redaktori i librit, Rami Kamberi thekson: “Sadije Aliti dëshmon se nëpërmjet poezisë kuptojmë se bëhet fjalë për një poezi jete që ndihet mirë brenda vargut poetik, e cila e ndërton poezinë mbi një metaforë të shkëlqyer, me një ritëm të brendshëm, të fshehur thellë në zërin shpirtëror, ku ajo që të bie në sy është pikërisht at-mosfera shpirtërore poetike dhe bota e madhe femërore”.
“Në këtë përmbledhje gjejmë tema shoqërore, të dashurisë, feminizëm, sinqeritet, dhembje dhe të gjitha këto të gërshetuara e të mbështjella me një stil artistik të veçantë. Gjithashtu autorja e përmend me dhembshuri edhe mërgimin, këtë plagë shekullore, këtë siluetë të popullit tonë e që i ngjall emocionet te lexuesi. Përmbledhja është e shkruar me poezi të jokornizuar, e pa ndarë në cikle, por mbizotëron vargu i lirë i cili është shpesh më shumë se sa filozofik, është kuptimësor, është rreferues për një dashuri, e shumë dashuri, e që secili nga ne e gjen një copëz jete në ndonjë varg apo poezi, kështu që kur lexuesi e detajizon atë, na del shumë e qartë vargu e poezia”- shprehet mes tjerash shkrimtarja dhe profesoresha nga Mitrovica, Flora Peci.
Autorja e librit, Sadije Aliti thotë se është e lumtur që u finalizua edhe ky projekt i botimit në gjuhën kroate, dhe se qëllimi i realizimit të këtij projekti është kultivimi i vlerave kulturore ndërmjet dy popujve, popullit shqiptar dhe kroat, bashkëpunimi kulturor për afirmimin dhe njohjen e shkrimtarëve, njohjen e kulturave të vendeve tona, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe edhe te gjenerata e reja që jetojnë jashtë trojeve shqiptare, që jetojnë në diasporën shqiptare.
Në dedikimin e shtuar në libër thuhet:” Respekt për arbëreshët në Kroaci, dhe të gjithë shqiptarët në Kroaci për dashurinë e madhe për atdheun, trojet shqiptare dhe mërgatën shqiptare kudo. Kulturën, traditën, doket dhe zakonet e të parëve”.
Ekipi punues në këtë libër përbëhet nga: redaktor Rami Kamberi, recensent Valerio Orlić, përkthyes në kroatisht Smajl Smaka , lektore Đurđica Ramqaj, korrektor Shuip Ziberi, realizimi kompjuterik Besim Xhelili, ballina Afrim Shatku, arkitekt, piktor.
Finansimin e botimit e mbështeti Komuna e Tearcës, kryetar Nuhi Neziri.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sonte pritet vendimi për ndryshimet në Qeveri, kush largohet e kush emërohet ministër
- Milloshoski: “E Majta” nuk dëshiron ta nënshkruajë propozimin për ndryshime në Kodin Zgjedhor, do të paraqitet një amendament për para për reklama zgjedhore
- Komuna e Çairit shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Vlado Janevski
- Albion Alili: Pjesë e Verës Tetovare do të jenë Sabri Fejzullahu, Xhensila Myrtezaj, Elgit Doda, Nora Istrefi dhe shumë artist tjerë!
- Sorensen: Marrëveshja e Ohrit ka nisur të zbatohet në disa pjesë – është ndërkombëtare, s’ka pikëpyetje
- MASH: Në dy paraqitjet në qershor janë regjistruar gjithsej 15 705 nxënës në arsimin e mesëm
- Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë vendoset në korrik në mbledhjen e UNESCO-s në Korenë e Jugut
- Dimitrieska-Koçoska: Nga 1 korriku, tarifat doganore më të ulëta për 70 lëndë të para dhe mallra të ndërmjetme
- Shoferi i “tërbuar” me veturë e shkatërroi pemën në Tetovë
- Qeveria në aksion, hetohen 600-700 produkte në markete, Mickoski: Do t’i analizojmë nëse duhet, faturë pas fature