PSG-ja triumfon në ndeshjen e shtatë golave ndaj Monacos

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në Ligue 1.

Parisienët e udhëhequr nga Luis Enrique triumfuan sonte ndaj Monacos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 5:2.
Gonçalo Ramos (18’), Kylian Mbappe (39’ penallti), Ousmane Dembele (70’), Vitinha (72’) dhe Randal Kolo Muani (90+7′) shënuan golat e fitores për kampionët në fuqi të Francës.

Për skuadrën mysafire realizuan Takumi Minamino (22’) dhe Folarin Balogun (75’).

PSG-ja pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe vazhdon të jetë në krye të tabelës.

Monaco pozicionohet dy vende më poshtë me 24 pikë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo