Një “veteran” pranë largimit, “Demat” e Leipzig piketojnë shokun e skudrës së Uzunit

Ka hyrë në sezonin e 10-të, me “Demat” gjermanë të RB Leipzig, por duket se e ardhmja e tij është larg futbollit gjerman. Bëhet fjalë për “fantazist” suedez, Emil Forsberg, me 32-vjeçarin, që tashmë ua ka kominikuar drejtuesve të klubit, dëshirën e tij, për t’u transferuar në MLS, aty ku e pret klubi i New York Red Bulls.

Në të tilla rethana, drejtuesit e “gjigantëve” gjermanë kanë filluar kërimet për të gjetur pasuesin e suedezit, të cilit duket se e kanë gjetur, në kampionatin spanjoll të futbollit e më konkretish, në ekipin ku luan edhe “legjionari” i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni, Granada.

Në “radarët” e Lepizig ka rënë 22-vjeçari, Bryan Zaragoza, me “fantazistin” spanjoll, i cili ka arritur të bëjë shumë mirë, në këtë sezon të La Liga, dukë shënuar 5 goal e asistuar 2 të tjerë, në vetëm 13 paraqitje dhe me një klauzolë prej vetëm 14 milionë euro, nuk do të ishte çudi, që tekniku Marco Rose, të kërkojë transferimin e “fantazistit” të sulmit, që në merkaton e dimrit.