Giani De Biasi mbylli aventurën me kombëtaren e Azerbajxhanit, të cilën e drejtonte prej verës së vitit 2020.
67-vjeçari regjistroi 39 ndeshje në pankinën e azerëve, me një bilanc: 10 fitore, 8 barazime dhe 21 humbje.
Kontrata i përfundoi pas eliminatoreve të Euro 2024, me Azerbajxhanin që e mbylli grupin F në vendin e katër me 7 pikë.
De Biasi ka zgjedhur të mos rinovojë, ndërkohë që nuk ka ndërmend të ndalet. Dhe i ka të qarta idetë e së ardhmes.
“Tani jam në kërkim të një tjetër skuadre kombëtare… Dua të nis një aventurë që mund të më lejojë të kualifikohem në Europian ose Kupë Bote”, u shpreh italo-shqiptari.
De Biasi drejtoi kombëtaren e Shqipërisë nga dhjetori i vitit 2014 deri në qershorin e vitit 2017.
Duke shkruar historinë me kuqezinjtë, të cilët nën drejtimin e tij siguruan për herë të parë kualifikimin në një kompeticion të rëndësishëm si Europiani Francë 2016.