Shaban Sinani
Pas pauzës dy javore të shtunën vazhdon kampionati në Ligën e dytë me ndeshjet e javës së 13-të sezonit vjeshtor, ndërsa krye ndeshje e kësaj jave pa dyshim se është përballja mes dy skuadrave nga Pollogu, Besa e Dobërdollit dhe Teteksi i Tetovës një skuadër e parashikuar kur janë në pyetje ndeshjet derbi. Skuadra nga Dobërdolli është vetëdijshme për këtë ndaj këtë pauzë dy javore e ka shfrytëzuar maksimalisht për evitimin e disa gabimeve të mundshme. Njëri nga futbollist më përvojë në ekipin e Besës, Armend Alimi është optimist se ekipi i tij pa problem do të vazhdon rrugëtimin e fitoreve kështu deri në realizimin e objektivit të pronarëve të ekipit edhe pse e respektojnë ekipin tetovar.
“Shkojmë për fitoren e radhës, pas dy ndeshjeve si mysafir dhe dy fitoreve duhet ta vërtetojmë momentin e mirë edhe të korrim fitore. Nuk do të jetë lehtë po besoj në kualitetin që posedojmë dhe përvojën që kemi. Pra, KF Besa edhe kundër Teteksit shkon për fitoren e radhës” Deklaroi futbollit i KF Besa, Armend Alimi
Kujtojmë se pas 12 ndeshjeve të zhvilluara ekipi Besa nga Dobërdolli , kryeson tabelën me 31 pikë, para Detonit Pllaçkovica që ka 26, ndërsa Teteksi me 17 pikë pozicionohet e shtata
Në xhiron e 13-të, më 25 nëntor (e shtunë), takohen: Arsimi – Pobeda, Besa – Teteksi, Detonit Pllaçkovica – Ohri, Skopje – Osogova, Karormani – Novaci, Kozhufi – Kamenica Sasa, Pelisteri – Bashkimi, Vardari – Bellasica