Kampioni i botës, Argjentina, e ka mposhtur Brazilin në shtëpinë e këtyre të fundit, 0:1.
Golin e fitores e realizoi qendërmbrojtësi Nicolas Otamendi në minutën e 63-të.
Të Verdhët e përfunduan ndeshjen me një lojtar më pak kur Joelinton u ndëshkua me karton direkt të kuq në minutën e 81-të.
Kështu, albicelestët ua shkaktuan humbjen e parë si vendës brazilianëve në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Kështu, Argjentina ndodhet në vendin e parë me 15 pikë , teksa Brazili bie në vendin e gjashtë me shtatë pikë.