Interi Miami i Lionel Messit dhe Al Nassr i Cristiano Ronaldo do të përballen në Arabinë Saudite në një ndeshje miqësore në shkurt të vitit të ardhshëm.
Loja është duke u cilësuar si ‘Vallëzimi i fundit’ në atë që ka të ngjarë të jetë loja e fundit midis dy prej më të mëdhenjve të të gjitha kohërave të sportit.
Messi kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Barcelonë, ndërsa Ronaldo pikun e arriti te Real Madridi, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm si në nivel individual ashtu edhe ekipor.
Lojtari i Inter Miami ishte në shënjestër të ligës saudite dhe pritej gjerësisht të ndiqte Ronaldon atje përpara se të vendoste përfundimisht të bashkohej me ekipin e Major League Soccer të David Beckham.
Ronaldo nënshkroi për Al Nassr në dhjetor 2022 pas një ndarje të hidhur nga United në periudhën e tij të dytë në klub.
Ylli portugez paguhet rreth 75 milionë dollarë në vit në një marrëveshje që zgjat deri në vitin 2025.
Messi do të kishte fituar pagë të ngjashme në ligën saudite – më shumë se në Shtetet e Bashkuara – por ai ende fiton midis 50-60 milionë dollarë në Miami.