Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të udhëhequrit e Sylvinhos luajtën baras sonte në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin E.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0
Kjo pikë i mjaftoi “Kuqezinjve” që të mbajnë vendin e parë, nga ku edhe do të shkojnë në “Euro 2024”.
Pas ndeshjes, Sylvinho deklaroi: “Ia thashë edhe trajnerit të tyre që kanë një skuadër të mirë. Ata janë një skuadër e mirë me kurajo, që lënë gjithçka në fushë. Edhe Çekia e Polonia e kanë pasur të vështirë, për fat luanim këtu të kualifikuar dhe barazimi qëndron”.
“Kishim pak kohë në stërvitjet me ekipin, është e vështirë të ndryshosh skemë dhe të luash me dy sulmues. Lëvizjet në fushë ndryshojnë, mesfusha është me dy lojtarë, në 30 minutat e fundit qëndronte edhe të luanim me dy sulmues. Por, kështu janë ata e kanë treguar me Çekinë dhe Poloninë. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u interpretuar”, deklaroi përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare.