Spanja e dënoi me 8 vite burg për mashtrim financiar, Shakira pranon marrëveshjen

Këngëtarja me famë botërore, Shakira, ka arritur një marrëveshje me prokurorët spanjollë për të zgjidhur një çështje të mashtrimi fiskal, pikërisht kur gjyqi i saj ishte gati të niste.

Këngëtarja do të përballej me akuzat për mashtrim tatimor në vlerë prej 14.5 milionë në një gjykatë të Barcelonës.

Prokurorët spanjollë kërkuan fillimisht, tetë vite burg dhe gjobë në shifrën 23.8 milionë euro nëse shpallej fajtore.

Shakira, e cila në mënyrë të përsëritur ka mohuar akuzat, vendosi të pranonte marrëveshjen me prokurorët spanjollë duke parë interesin më të mirë të fëmijëve të saj.