Paolo Maldini është gati që të të fluturojë drejt Anglisë, për të nënshkruar me Man. Junajtedin. Ish-drejtori sportiv i Milanit, i cili mbeti pa ekip pas shkarkimit të tij, është një nga emrat që bashkëpronari i ardhshëm Ratklif synon të marrë në klub.
Në fakt, të gjithë e dinë që gjërat nuk po shkojnë mirë për “Djajtë e Kuq”. Momenti i krizës është i prekshëm, si brenda dhe jashtë fushës. Një ndryshim është i nevojshëm. Ndaj, sipas asaj që raportoi media angleze “Mirror”, pronari i INEOS i cili së shpejti do të blejë 25% të aksioneve të Man. Junajtedit do të kishte menduar për ish-lojtarin kuqezi.
Maldini nga ana e tij ka refuzuar disa oferta nga Arabia Saudite dhe do të ishte pro një aventure në Premier Liga. Sigurisht, megjithatë, disa aspekte të negociatave janë ende për t’u përcaktuar. Për më tepër, emri Loren Blan është përmendur gjithashtu. Më shumë do të mësohet në ditët në vijim.