Zvicra dhe Kosova ndanë pikët sonte në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “St. Jakob-Park” përfundoi me rezultatin 1:1.
Ky rezultat e dërgon Zvicrën në Evropianin e vitit të ardhshëm, kurse Kosovën e eliminoi edhe matematikisht.
Pas ndeshjes, Primoz Gliha foli edhe për Edon Zhegrovën, rasti i të cilit vazhdon të jetë temë kryesore, pas mos-ardhjes së tij te Kosova për ndeshjet e këtij muaji.
“Zhegrova gënjen, ai nuk dëshiron të luajë për kombëtaren. Unë e ftova Zhegrovën dy herë. E ftova me Andorrën nuk erdhi, e ftova më 10 nëntor dhe nuk erdhi, tha se nuk e lejon klubi. E vërteta është se ai nuk dëshiron të vijë”, tha përzgjedhësi i Kosovës.
Gliha u shpreh i lumtur me barazimin e sontëm, duke potencuar se nuk e kishte ekipin e plotë.