Shkëndija ka të ardhme dhe këtë e dëshmojnë rezultatet e thuajse gjithë gjeneratave që kanë forcuar vendet e para në renditjet tabelare ku garojnë shkruan Tetovasot.
E gjithë kjo ka të bëjë me punën ekipore dhe të palodhshme që bëjnë trenerët por edhe drejtuesit e grupmoshave ose krerët e Shkollës së futbollit të klubit elitarë nga Tetova.
Shkëndija, Gjenerata 2010 vazhdon serinë e fitoreve në ndërkohë që në ndeshjen e luajtur sot në Tetovë ,kanë mundur skuadrën nga kryeqendra New Stars me rezultat 5:3 informon Tetovasot.
Skuadra që drejtohet nga strategu Gajur Rexhepi po bën një kampionat të shkëlqyer dhe ndodhet në kreun e tabelës.
Poashtu një tjetër gjeneratë e shkëlqyer është edhe ajo e 2011 që drejtohet nga mjeshtëri Ibraim Luma që me fitoren e sotme në Gostivar kundër skuadrës Partizani me rezultat të thellë 6:0 ,janë shpallur kampionë vjeshtorë.
Ka fituar poashtu edhe gjenerata 2012 që drejtohet nga Ejup Sulejmani duke u shpallur edhe ata bindshëm kampionë vjeshtorë.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe gjenerata 2013 që drejtohet nga Husein Kadriu që është njëherit edhe koordinator shkollës së futbollit Shkëndija.
Suksese po tregojnë edhe trenerët tjerë si Fatih Huseini,Bashkim Arifi etj.
Këtij suksesi nuk mund ti mungojë edhe Erhan Selimi që është drejtori i Shkollës së Futbollit Shkëndija që po bën një koordinim perfekt të punëve në aspektin sportiv dhe jo vetëm .TetovaSot