VIDEO/ Uellsi shkatërron çdo gjë vetë, “Dragonjtë” ngecin në transfertën e Armenisë

Nuk ka shkuar më shumë se barazimi, 1 me 1, sfida mes Armenisë dhe “Dragonjve” të Uellsit, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e parafundit të fazës kualifikuese, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Goli i parë i sfidës, në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium”, të Jerevanit erdhi nga “bomberi”, 31-vjeçar, Luca Zelarayan, në minutën e 5’-të të sfidës ndërsa për të barazuar shifrat në 1 me 1, në fundin e pjesës së parë mendoi armeni, Nair Tiknizyan, i cili pas një devijim të gabuar dërgoi topin në rrjetën e tij, duke i dhuruar kështu Uellsit, një gol, i cili e shpëton nga humbja e padëshiruar.

Falë këtij rezultati, Uellsi mbetet në vendin e 2-të të grupit D, kësaj radhe me vetëm 11 pikë, vetëm 1 pikë më shumë se Kroacia e vendit të 3-të, e cila do të luajë në orën 18:00, ndaj Letonisë, duke rrezikuar kështu jo pak kualifikimin për në fazën finale të kompeticionit ndërsa Armenia mbetet në vendin e 4-të të renditjes, me 8 pikë.