Kjo është vajza më e bukur në Univers për vitin 2023

Kjo është vajza më e bukur në Univers për vitin 2023. Sheynnis Palacios nga Nikaragua triumfoi në konkursin e bukurisë që u zhvillua të shtunën mbrëma, në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador.

Fituesit e konkurseve kombëtare të 84 vendeve morën pjesë në kompeticion, ndërsa vetëm 20 prej tyre arritën në gjysmëfinalen e madhe, sipas votimit të publikut.

Pas sfilatës të rrobave të banjës, fusha u ngushtua në 10, duke eliminuar Miss Nepalitn, Miss Pakistanin etj. Më pas fustani i mbrëmjes përgjysmoi përsëri numrin e kandidateve.

Dy raunde të pyetjeve dhe përgjigjeve të temës së nxehtë lanë vetëm tre bukuroshe në garë: miss Nikaraguan, miss Tajlandën dhe miss Australinë.

E pyetur në fund se kujt do të zgjidhte të kalonte një ditë në jetë, Palacios zgjodhi filozofin dhe feministen britanike të shekullit të 18-të, Mary Wollstonecraft, e cila tha se theu kufijtë dhe “u dha një mundësi shumë grave”.

“Nuk ka kufizime për gratë sot,” shtoi ajo. Sheynnis Palacios pason Miss Universe 2022, R’Bonney Gabriel nga SHBA.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo