Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”.
Heroi i Shqipërisë në këtë përballje ishte sulmuesi, Sokol Cikalleshi që shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 25-të.
Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian sigurisht sjell edhe përfitime materiale në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Pasi siguroi kualifikimin, FSHF-ja do të përfitojë 9.25 milionë euro, aq sa fitojnë të gjitha kombëtaret tjera që do të jenë pjesëmarrëse në Euro 2024.
Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup, UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro.
Por, nëse Shqipëria paraqitet mirë dhe kalon edhe grupin, ajo do të përfitojë edhe 2 milionë euro shtesë.
Ndërkohë më tej shifra shkon në 3.25 dhe 5 milionë euro për këdo që arrin në gjysmëfinale.
Duke e parë buxhetin e FSHF-së, një pjesëmarrje në Evropian do të sillte një bonus të madh për futbollin shqiptar./