Hungarezët trajnojnë policinë ushtarake çeke e karabinerët, KFOR: Mbështesim paqen, bashkëpunimin dhe përparimin
KFOR përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ushtarët hungarezë në kuadër të Batalionit Rezervë Taktik kanë kryer trajnime që lidhen me “Fobinë nga Zjarri” për Policinë Ushtarake Çeke dhe për karabinierët italianë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe.
Këto ushtrime janë kryer në kampin në “Novo Selo”.
Në komunikatë thuhet se KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të përkrahur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë bazuar në mandatin që ia jep Rezoluta 1244.
“Ushtarët e Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it hungarez po kryejnë trajnimet “Fobia e Zjarrit” për Policinë Ushtarake Çeke dhe Karabinierët Italianë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it (MSU) në kampin Novo Selo. KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si mandat i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Bashkuar të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.