Gjykata vendosi: Abdylmenaf Bexheti humb përball TetovaSot

Pas Gjykatës Themelore në Tetovë edhe Gjykata e Apelit në Gostivar ka refuzuar padinë e Abdylmenaf Bexhetit dhe UEJL-së për dy padi të ngritura kundër portalit TetovaSot.
Paditët e ngritura nga UEJL kanë qenë për dy lajme të publikuara në portalin TetovaSot njëri ka pasur të bëjë me “krasitjen e drunjëve që dukeshin si organe gjenitale” dhe tjetëri për “rizgjedhjen e rektorit edhe pse i ka mbushur 64 vjet”.

Te dy paditë janë hedhur poshtë nga Gjykata Themelore e Tetovës më pas ajo e Apelit në Gostivar duke vendosur për drejtësinë dhe profesionalizimin e portalit TetovaSot si dhe raportimin korrekt për dy lajmet e publikuara.

UEJL dhe Abdylmenaf Bexheti për dy paditë ka kërkuar nga TetovaSot nga 900 mijë denarë që i bije 30 mijë euro dëmshpërblim, por Gjykata Themelore në Tetovë dhe Gjykata e Apelit në Gostivar i  kanë refuzuar padit e tij ku me këtë dëshmohet se portali TS është një media e cila raporton drejtë.

Vlen të theksohet se portali Tetovasot nuk ka kërkuar asnjë denarë dëmshpërblim për malltretim psiqik fizik dhe material  pas fitores në Gjyaktë ndaj Universitetit dhe Abdylmenaf Bexhetit. Me këtë dëshmojmë se TetovaSot nuk është media që dëmtonë institucionet, por ka qenë është dhe do të mbetet në mbrojte dhe në ndihmë për të promovuar cilësinë e arsimit të lartë në gjuhën shqipe.

Gjykata vendosi: Abdylmenaf Bexheti humb përball TetovaSot