Kualifikueset e “EURO 2024” janë rikthyer për të luajtur dy raundet e tyre të fundit, teksa ditën e sotme luhen 9 takime.
Në orën 18:00, Spanja luan në transfertë me Qipron, e cila është një sfidë sa për formalitet, me “La Roja”-n që është e kualifikuar.
Po në këtë orë, Azerbajxhani i De Biazit pret në shtëpi Suedinë.
Në orën 20:45, Portugalia e Kristiano Ronaldos ndeshet në transfertë me Lihtenshteinin, teksa në këtë grup Sllovakia do tentojë të bëhet skuadra e radhës e kualifikuar përballë Islandës në shtëpi.