Jasir Asani është njeriu i momentit në Kombëtaren shqiptare.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut po bëhet gati për sfidën e radhës që i pret Kuqezinjtë këtë të premte ndaj Moldavisë, e cila mund të jetë edhe vendimtare për ta siguruar kualifikimin në Kampionat Evropian.
Dhe, sulmuesi anësor e ka postuar një video ku shihet i shoqëruar me topin edhe në sallën e fitnessit, ku zakonisht bëhen ushtrimet fizike.
Asani zhonglon me kokë, me gjoks dhe me këmbë, duke u shfaqur në disponim të mirë dhe i gatshëm për dy ndeshjet e fundit të “Shqiponjave” në këtë kampanjë kualifikuese.
Shqipëria është më afër se kurrë që ta sigurojë kualifikimin në Kampionat Evropian për herë të dytë në histori.
E Asani do të mundohet ta dhurojë një tjetër “predhë”, siç jemi mësuar ta shohim në ndeshjet e kaluara.