Meti Alshiqi është përjashtuar nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Kosova’ për shkak të gjuhës së përdorur gjatë një debati mjaft të ashpër me njërin nga banorët e shtëpisë, Blerandon.
E gjithë kjo erdhi për shkak se Meti nuk dëshironte t’i bindej urdhrave të kapitenit të javës, Blerandos.
Ishin banorët ata të cilët ndaluan dyshen të përleshen edhe fizikisht, pasi konkurrenti Meti iu afrua me tension Blerandos i cili qëndronte i qetë përball tij.
“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara.Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, u tha në zarfin e zi.
Pas përjashtimit të tij ka reaguar në Instagramin e tij privat ai ka postuar reagimet e miqëve të tij të cilët janë në përkrahje të moderatorit.