Muhamed Halili
Debati parësor politik në Kosovë i shtrirë në odat e ndejeve., mjetet e informacionit publik, rrjeteve sociale,në parlament e gjetiu, këto ditë është Asociacioni I komunave me shumic;ë serbe në Republikën e Kosovës.
Siç duket opozita kosovare, e tërbuar pas pushtetit të humbur nga verdikti i popullit, dhe pasurimit të paligjshëm partiak, individual e familjar me anë të plaçkitjes së pasurive shtetërore po i bënë presion më të egër politik kryeministrit Albin Kurti se sa vetë armiqët e Kosovës Vuçiq, Daçiq dhe Bërnabiq.
Kur gjithë kësaj t’i shtohet edhe kujdestaria negative kundër interesave kombëtare të shtetit të Kosovës me hartimin e panevojshëm të lloj lloj drafteve “evropiane” për Asociacionin e komunave serbe nga ana e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, si dhe pozicionet jo të qarta të disa liderëve politik shqiptarë jashtë Kosovës, atëherë mbushet kupa plot e përplot me intriga e sherre kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Për t’u vënë trenat në binarë të vërtetë nga vetë shqiptarët, atëherë detyrimisht duhet respektuar këto veprime të përbashkëta:
Edi Rama t’i shikojë punët e shtëpisë së tij (Shqipërisë) duke i përmbushur kriteret për anëtarsim të saj në BE e ta lejë Kosovën të qetë. Sipas mundësisë (me diturinë e tij “të madhe evropiane” presidentit Makron dhe kancelarit Sholz t’jua hartojë një tekst evropian për Autonominë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Bujanocit, për të cilën gjë shqiptarët e këtij regjioni u deklaruan në Referendum që në vitet 90-ta të shekullit të kaluar. Edhe neve në Maqedoni të na lejë rehat me ofrimin e do memorandumeve të panevojshme se ne i dijmë punët tona shumë më mire se ai.
Me tepër befasuese dhe e çuditshme është sjellja e liderëve opozitarë kosovarë. Ata nuk e akuzojnë Kurtin për atë çka është duke bërë, por për atë çka u ka bërë atyreve kur ka qenë vetë opozitë. E akuzojnë se ai dhe partia e tij me anë të votes së lire dhe demokratike të piopullit i ka rrëzuar ata nga pushteti. E vërtetë. Ky ka qenë verdikti i popullit.
E akuzojnë për “bombat” në parlament. E vërtetë. Por askush nuk e ndalon opozitën, poqese Kurti me rastin e propozimit të ligjeve dhe marrëveshtjeve ndërkombëtare i cënon interesat e shtetit, ta pengojnë me « bomba » që mos ti aprovojë ato.
Opozita e akuzon Kurtin për diçka që ajo e ka pranuar dhe nënshkruar me Serbinë kur ajo ka qeverisur me shtetin : nënshkrimin e Asociacionit të komunave me shumic;ë serbe në vitet 2013 dhe 2015.
Shumë e zhurmëshmja Edita Tahiri ish kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi e zbulon mllefin e saj duke u delaruar gazetave se “… se dialogu tashmë ka hyrë në fazën e Asociacionit. Zbatimi i saj po kërkohet qartë si nga SHBA ashtu dhe BE-ja, Siç e dimë, kjo çështje e ka sjellë Kurtin në pushtet, ai duke e kundërshtuar Asociacionin mori përkrahje të madhe nga votuesit e tij. (Telegrafi, nëntor, 2023).
Cilin Asociacion duhet ta zbatojë Kurti zonja Tahiri ? Ate që e nënshkruat JU në qeverisjen e Thaçit dhe Mustafës ?! E që e rrëzoi Gjykata kushtetuese e nuk e pranoi Kurti ! Kjo që këto ditë e ka pranuar Kurti ende është në fazën e bisedimeve dhe përsëri do ta ketë kushtetuesen në pritë.
Madje Grenell dhe Eskobar disa here paten deklaruar se nuk është shumë e rëndësishme Kurti ta pranojë ose refuzojë marrëveshtjen e Asociacionit. Ate e ka nënshkruar qeveria e Kosovës (konkrertishjt Ti Edita) dhe Kosova duhet ta zbatojë!
Ishte shumë qesharake kur Edita Tahiri para disa ditëve sqaronte se si me lidhjet e saja amerikane e paska ndaluar draftin e Asociacionit (pastaj nënshkruar !!!) të propozuar nga Mogherini. Por nga reagimi i saj del fakti që Albini paska ardhur në pushtet me kontestimin e propozim tekstit antikushtetues për Asociacionin. Kjo na qenka përvëluese sepse i paska mundësuar Kurtit të fitojë vota e të vijë në pushtet !
Në kohën kur Edita Tahiri negocontre në emër të qeverisë së Kosovës me kryenegociatorin serb Borko Stefanoviq ajo deklaronte se ato janë bisedime shtet me shtet (pa flamuj përpara) e jo biseda teknike. Tash doli se ato biseda paskan qenë teknike sepse Vuçiq nuk e pranon Kosovën si shtet !
Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku duket edhe më qesharak : nuk pranohet plani franko-gjerman sepse në pikën 7 parashihet formimi i Asociacionit të komunave serbe ! Ky babaxhan nuk pranon diçka që shefi i tij Mustafa e ka nënshkruar vite më parë !!!
Realiteti tregon se Kosova e kryesuar nga Thaçi e Mustafa e kanë nënshkruar Asociacionin dhe dihet brendia e tekstit. Kurti mundohet me mish e shpirt ta përmirsojë tekstin e tyre që mundëson krijimin e federatës së Kosovës mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit të komunave dhe kishave serbe.
Drafti i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë (poqese është ashtu siç prezentohet në shtyp nga Burim Ramadani) krijon Republikë serbe në Kosovë. Është model i federatës së Belgjikës. Është antikushtetues sepse sipas Kushtetutës Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm (neni 1)
Republika e Kosovës siguron, në baza jodiskriminuese, që të gjitha komunitetet dhe pjesëtarët e tyre të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre, të specifikuara me këtë Kushtetutë (neni 58 pika 7).
Eskobar në një intervistë të tij flet për nevojën që posaçërisht dhe vetëm serbet të kenë të drejtë për një nivel të vetadministrimit.Plani franko-gjerman i thekson serbet dhe nuk i përmend komunitetet tjera. Teoritë diplomatike të negociatave dhe ndërmjetësimeve thonë se negociatorët duhet të jenë persona të ditur dhe neutral dhe jo persona që vijnë nga shtetet si Sllovakia e cila nuk e ka njohur Kosovën edhe kur Lajçak ka qenë ministër i jashtëm i saj.
Pas analizës së gjithë asaj që është shkruar ose spekulohet se është shkruar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë jam i prirur të besoj se liderët opozitarë kosovarë të cilët hudhin gur e dru kundër Kurtit me rasrtin e pranimit të Asociacionit, si proamerikanë që shprehen do t’i besojnë ambasadorit amerikan në Kosovë Hovenier kur deklaron « …Më lejoni t’ua përkujtoj qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se çka do të duhej të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. E kemi thënë shumë herë: duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e tanishme të Kosovës.,Nuk do të duhej të ketë asnjë ndryshim kushtetues. Duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv. Nuk duhet të jetë nivel tjetër i qeverisjes. « ( Telegrafi, nëntor 2023).
Bazuar nga kjo që ka deklaruar ambasadori Hovenier është shumë e qartë se Kushtetuta e Kosovës parasheh mundësi të krijimit të asociacioneve komunale sipas kritereve amerikane. Në veçanti neni 124, pika 4 e Kushtetutës.
Nisur nga ky qëndrim amerikan besoj se Kurti të jetë pajtuar për Asociacionin. Analistët serb, politikanët dhe vetë Vuçiq këtë veprim të Kurtit e quajtën truk sepse ai ishte i bindur se Vuçiq me mospranimin e pavarësisë së Kosovës do të deklasohej para bashkësisë ndërkombëtare dhe, edhe njëherë , do të dëshmonte se Serbia më tepër është e interesuar për aneksimin e Veriut se sa për paqë me Kosovën.
Nga kjo del i kotë sugjerimi i Edi Ramës drejtuar kryeministrit Kurti që ai me pranimin e Asociacionit i ka hypë kalit të paqës kur e din se në kufi e prêt Vuciq i hypur në tankun e luftës.
,