Edi Rama viziton kombëtaren e Shqipërisë para sfidës me Moldavinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte mysafir special i kombëtares së Shqipërisë në prag të dy sfidatve eliminatore për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Kryeministri Rama u shfaq pranë ekipit së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke i uruar skuadrës suksese para ndeshjes me Moldavinë. Presidenti Duka, i cili i bëri thirrje skuadrës që ta shohë duelin me Moldavinë si finale dhe të mos bëjë llogari për të marrë një pike.

“Asnjë nga ne nuk mund të mendojë që kjo ka mbaruar, por përkundrazi, sa më lart të shkosh aq më e vështirë është. Moldavia është ekip shumë i fortë, nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Nuk duhet të shkojmë në Moldavi në asnjë mënyrë për të menduar që na duhet një pikë ose për të bërë llogari, por duhet të shkojmë si në të gjitha ndeshjet e tjera. Jeni vërtetë më të mire, por atë duhet ta tregoni në fushë…..Asnjëherë mos mendoni se kemi dy ndeshje. Misteri thotë që kemi dy finale, ju mendoni për nje finale: Moldavia, tha mes tjerash Armand Duka, president i FSHF-së.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi paraqitjet e mira të skuadrës gjatë fushatës kualifikuese të “Euro 2024”, theksoi se futbollistët kuqezi e kanë nderuar fanellën që mbajnë veshur.

Të them të drejtën, që kur ju kam parë juve në fillim, i thashë që mbajë mend që kjo punë ka për të shkuar mirë, sepse këta luajnë futboll. E them këtë në kuptimin që mbajmë topin. Kemi bërë edhe disa fitore më parë, por top nuk kemi mbajtur me thënë të drejtën. Unë erdha vetëm që t’ju shoh, t’ju uroj sukses,” tha mes tjerash Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

Përballja Moldavi-Shqipëri, do të zhvillohet më 17 nentor në orën 20.45.