Këngëtarja shqiptare, Tayna ditëve të fundit ka pasur një koncert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku i ndodhi e papritura.
Derisa ajo po këndonte dikush nga fansat e saj në publik e ka gjuajtur me telefon në skenë.
Tayna si duket e pa telefonin që vinte drejt saj dhe u largua duke i shpëtuar goditjes.
Hedhja e telefonit në skenë si duket tani është bërë traditë pasi që e njëjta i ka ndodhur edhe Bebe Rexhës, këngëtares shqiptare me famë botërore.
Tayna dje ka publikuar këngën e saj më të re të quajtur “Xhelozia”.