Seanca ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po vazhdon të mbahet në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.
Aty dëshmi është duke dhënë dëshmitari i 35-të i cili ka kodin W04444, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Klankosova.tv.
Ky dëshmitar ka filluar që të merret në pyetje nga mbrojtja e Rexhep Selimit përmes avokatit Geoffrey Roberts.
Ndërsa pyetjet për dëshmitarin kanë filluar të parashtrohen në seancë të mbyllur.
Pas avokatit Roberts, këtë dëshmitarë do ta marrin në pyetje edhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë si dhe trupi gjykues.
Dëshmia e këtij dëshmitari ka filluar të enjten me 9 nëntor 2023.
Ai gjatë dëshmisë së tij ka pretenduar se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së.