Real Madridi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Valencias në La Liga.
“Los Blancos” triumfuan 5:1 në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit spanjoll.
Dani Carvajal hapi “festivalin” e golave në minutën e tretë, për ta vazhduar Vinicius Junior në të 42-tën.
Ishte prapë ylli brazilian që shënoi për 3:0 në minutën e 49-të, kurse vetëm një minutë më vonë, Rodrygo realizoi për 4:0.
Ishte prapë Rodrygo që shënoi në të 84-tën për 5:0, para se vendasit të shënonin golin e nderit katër minuta më vonë nëpërmjet Duros.
Me këtë fitore, Real Madridi tani ka 32 pikë në vendin e dytë, dy më pak se Girona që i prin renditjes tabelare.
Në anën tjetër, Valencia mbetet e nënta me 18 pikë të grumbulluara. /