Sylvinho flet para ndeshjen me Moldavinë për Euro2024. Ndiqni LIVE konferencen e trajnerit te Kombetares
Një ditë më parë Sylvinho publikoi listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këto dy ndeshje. Silvinjo riktheu Arbnor Muçollin, që mungonte që nga koha e Edi Reja. Ai i shtohet listës së gjatë të futbollistëve me tipare sulmuese, duke konfirmuar stilin e lojës ofensive të skuadrës kuqezi.
Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Ardian Ismjalit. Titullar i padiskutueshëm deri para dëmtimit që e la jashtë në sfidat e tetorit, mbrojtësi ka marrë vendin e Enea Mihaj, që është lënë jashtë për këto sfida.
Me publikimin e listës, Silvinjo i ka dhënë fund dyshimeve në lidhje me Armando Brojën. Sulmuesi nuk është grumbulluar, pasi ende nuk ka luajtur me Çelsin, që pasi u largua nga kombëtarja përpara sfidës kundër Çekisë. Nuk ka ndryshime të tjera, ndërsa Silvinjo do t’i besojë lojtarëve me të cilët ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në këto eliminatore.
Shqipëria kryeson Grupin E dhe i duhet vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin në finalet e Euro 2024.
Kuqezinjtë kërkojnë të vulosin biletën që në transfertën e 17 nëntorit kundër Moldavisë, për ta kthyer në festë sfidën e fundit që do të luajnë kundër Ishujve Faroe më 20 nëntor në “Air Albania”.