“Jam ngacmuar se*sualisht nga producenti”, Sharlon Stone shokon me deklaratën e saj: Më nxori organin gjenital para fytyrës
Aktorja amerikane Sharon Stone, ka folur me aktoren Kelly Ripa në podcastin e saj “Let’s Talk Off Camera”, ku zbuloi se është ngacmuar seksualisht nga një drejtues i lartë i “Sony Pictures” në vitet 1980.
Aktorja e filmave “Casino” dhe “Basic Instinct” tha se vizitoi zyrat e “Sony”, menjëherë pasi u transferua në Los Angeles në vitet 1980, dhe kujtoi se kishte veshur një nga veshjet e saj më të veçanta.
“Isha shumë e emocionuar, kisha veshur një nga veshjet e mia më të veçanta, për të takuar kreun e Sony”, tha ajo.
Por sapo hyri në zyrën e tij, burri, emrin e të cilit Stone nuk ia përmendi, ishte “duke ecur rreth zyrës” dhe vërshonte mbi pamjen e saj.
“Pastaj ai erdhi duke ecur përpara meje. Ai më nxori organin gjenital para fytyrës”, tha Stone
Aktorja tha se ajo më pas filloi “të qeshte dhe të qajë në të njëjtën kohë” dhe u bë histerike.
“Unë nuk mund të ndaloja dhe ai nuk dinte çfarë të bënte”, tha ajo.
Aktorja zbuloi se ai më pas u largua, duke e lënë atë të hutuar dhe të traumatizuar.
“Më në fund sekretari i tij erdhi dhe më nxori jashtë”, shtoi ajo më tej.
Stone tha se ka pasur edhe episode të tjera të çuditshme gjatë karrierës së saj. Kur ajo po promovonte kujtimet e saj të vitit 2021, “The Beauty of Living Twice”, Stone tha se ndihej nën presion për të treguar nëse kishte përjetuar abuzim seksual në Hollywood.