Thuajse para një muaji doktor Fati Xhemaili, urolog i dëshmuar në Spitalin e Kumanovës, me propozimin e ministrit Fatmir Mexhiti dhe me përkrahjen politike të Aleancës për shqiptarët u zgjodh drejtor i Spitalit të Kumanovës.
Menjëherë pas emërimit të doktorit në pozitën e drejtorit, rikthehet ish drejtoresha e spitalit, psikologia Biljana Ivanovska e cila kishte përkrahje politike nga LSDM-ja.
Ky veprim i ministrit Fatmir Mexhiti dhe Aleancës për shqiptarët është i pakuptueshëm për opinionin e gjërë dhe sidomos për atë kumanovar që kanë shpresuar shumë për ndryshimin e gjendjes në mënyrë pozitive. Ato punë dhe projekte që i pat nisur ish ministri Bekim Sali, që vinte nga radhët e Alternativës, kumanovarët shpresonin se do t`i vazhdoj edhe ministri i ardhshëm. Por kjo nuk ndodhi! Përkundrazi! Një profesionist i dëshmuar në fushën e mjekësisë si doktor Fati Xhemaili u luajt me dinjitetin e tij prej profesionisti. Në këtë mënyrë u luajt edhe me dinjitetin e krejt kumanovarëve.
Qëndrimi në pushtet i ASH-së pas kësaj përbuzjeje tashmë është bërë i panevojshëm. Nëse vërtet Aleanca për shqiptarët është e interesuar për shqiptarët e sidomos për kumanovarët, pyesim se me çka janë kapur ata që i shkarkohet drejtori dhe përbuzet dinjiteti i një mjeku shqiptarë?
Pas kësaj përbuzjeje shpresojmë se do të reflektojnë. Do të duhet të reflektojnë edhe aktivistët e Aleancës për shqiptarët. Opinionit i kanë borxh një përgjigje në pyetjen: Pse ende qëndrojnë në Qeveri?
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Me ti shpras tre okfira”, Kërcënohet gazetari Lirim Mehmetaj, reagon AGK-ja
- Drejtoria Tatimore ia regjistroi “fitimet”, të cilat kurrë s’i pa, dhe s’i mori
- Spitali Klinik Tetovë shënon sukses historik: Reakreditim trevjeçar për herë të parë!
- Osmani: Presidenti Rugova bëri bashkë gjithë popullin për kauzën për liri, pavarësi dhe demokraci
- Hoxha–Sohlström: Suedia-partnere kyçe në reformat mjedisore
- Kurti flet në Davos për synimet e Kosovës për anëtarësim në BE, Këshillin e Evropës dhe NATO
- Janevska: Strategjia për arsimin 2026-2032 do të sigurojë sistem arsimor kombëtar më cilësor
- Vrasja e gruas nga i biri, rrëfimi i banorit të fshatit: E ndjera shprehte vazhdimisht frikë nga djali (VIDEO)
- Shkrirja e VLEN-it, Mexhiti optimist: Zhvillime konkrete brenda 30 ditëve?
- Katër vjet burg për ish-drejtorin e Klinikës së Geriatrisë për ryshfet, bashkëpunëtori i tij u dënua me 1 vit e 10 muaj