Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në Champions League në mes të Manchester Cityt dhe Young Boys ka sjellur një moment jo të zakonshëm.
Mbrojtësi i skuadrës zvicëriane, Ali Camara i ka kërkuar fanelën Erlind Haaland pas pjesës së parë.
Ky gjest po përcillet me kritika të mëdha në mediumet zvicëriane.
Trajneri i Young Boys ka patur një përgjigje qesharake sa i përket këtij rasti.
“Ne nuk e dimë se kush e pyeti kë për fanellën,” tha me shaka trajneri i YB Raphael Wicky.