Izraeli u dha sot civilëve të qytetit të saporrethuar të Gazës, katër orë afat për t’u larguar, përpara një sulmi të pritshëm me synimin për të asgjesuar islamistët e Hamasit.
Përpara luftës, në qytetin e Gazës jetonte një e treta e popullatës prej 2.3 milionë banorësh që ka gjithë enklava.
Të hënën Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se pasi vendi i tij të mposhtë militantët, që e kanë kontrolluar Rripin e Gazës për 16 vitet e fundit, përgjegjësinë për sigurinë e territorit do ta marrë Izraeli, për një periudhë të pacaktuar.
Këto ishin disa nga komentet e para të drejtpërdrejta të zotit Netanyahu mbi planet e Izraelit mbi të ardhmen e Gazës pas luftës.
Lufta filloi më 7 tetor me një sulm të Hamasit, gjatë të cilit u vranë 1,400 izraelitë, kryesisht civilë, si dhe u morrën peng rreth 242 persona.