Kërkohet ndërtimi i rrethrrotullimit në Saraj

Nëpër rrjetet sociale qarkullon me të madhe një plan se si do dukej rrethrotullimi i cili është një dëshirë e madhe e kahmotshme e banorëve të kësaj ane që do të lehtësonte qarkullimin e trafikut si dhe do të zvogëlonte numrin e aksidenteve.

Në këtë rrethrotullim kalojnë banorë të Sarajit dhe gjithë fshatrave përreth, si dhe fshatit Kondovë, Sfillare, Rashçe dhe Radushë. Si dhe hyrje – daljen nga autostrada Shkup – Tetovë.