Milan-PSG, formacionet e mundshme

Fitorja është opsioni i vetëm për Milanin në ballafaqimin e sotëm me Paris-Saint-Germain, në kuadër të grupit F të Ligës së Kampionëve.

Rossonerët edhe më tutje nuk e kanë shijuar asnjë fitore nga tri ndeshjet e zhvilluara, me dy barazime dhe një humbje, duke mbetur të fundit në grup me vetëm dy pikë.

Nga ana tjetër, francezët janë liderë të këtij grupi me gjashtë pikë dhe triumfi në “San Siro” do t’ua garantonte atyre kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Milan (4-2-4): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, Hernandez; Zaire-Emery, Ugarte; Dembele, Ramos, Mbappe, Lee.

PSG (4-3-3): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Hernandez; Reijnders, Musah, Loftus-Cheek; Pulisic, Giroud, Leao.