Ardian Nuhiu e nisi mirë kampionatin, por problemet u shfaqën në momentin kur kuqezinjtë u eliminuan nga garat e kupës, ndërsa Shkëndija po ashtu e humbi edhe vendin e parë në tabelë.
Nuhiu është pranë shkarkimit, por kryesia e klubit ka instistuar që ai të drejtojë ekipin edhe në ndeshjen e radhës të shtunën ndaj Tikveshit.
Njëkohësisht kryesia e Shkëndijës ka arritur marrëveshjen me Artim Shaqirin për rikthimin e tij si trajner i Shkëndijës. Pas kësaj xhiroje do të kemi pauzën dy javore, dhe brenda kësaj periudhe pritet të finalizohet marrëveshja me Shaqirin.
Rikujtojmë që Artim Shaqiri ishte trajner i Shkëndijës në periudhën prej muajit prill deri në muajin shtator të vitit 2022. Ai pati sukses në Ligën e Konferencës verën e kaluar kur nuk pësoi asnjë humbje dhe u eliminua në raundin e tretë nga AIK Stokholm nëpërmjet ekzekutimit të penalltive. (Euforia)
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ilir Hasani në mbështetje të Rami Mislimit: “Kërcënimet ndaj gazetarëve nuk kanë vend në një shoqëri demokratike”
- Deputetja Rina Ajdari në mbështetje të Rami Mislimit: Çdo kërcënim dhe dhunë ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së mediave
- Nazif Bushi: Liria e medias nuk negociohet, kërcënimet ndaj Rami Mislimit duhet të ndëshkohen
- GROM: Stevçe Jakimovski shkoi vullnetarisht në burg për ta vuajtur dënimin
- Nevrij Ademi në mbështetje të Rami Mislimit: Të përmendish në kërcënime fëmijën 2 vjeçare duhet të jesh pa moral dhe debil i përsosur. Farë e flliqt!
- Struga Ekspres: Dënojmë ashpër kërcënimin ndaj gazetarit Rami Mislmi! Policia të reagojë
- SHGM: Kërcënimet ndaj Rami Mislimit duhet të marrin një epilog të shpejtë dhe efikas gjyqësor
- Risteski: Shporta konsumatore është miratuar, zbatimi i saj fillon nga shtatori
- Nga e hëna pritet ulje e re e akcizave për benzinën dhe dizelin
- Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së