Pas 77 ditëve në Spital, luftëtari i vogël Edon Spahiu kthehet në shtëpi

Klinika Univeristare e Gjinkeologjisë dhe Akusherisë në Shkup vjen me një rrëfim të bukur, njofton agjencia e lajmeve INA.

Një tjetër histori e bukur e një luftëtari të vogël dhe të vërtetë me emrin Edon Spahiu, i cili për 77 ditë bëri betejë në repartin e mjekimin dhe u kthye shëndosh e mirë në shtëpi.

“Ai ka lindur në javën e 27-të të shtatzënisë me peshë vetëm 940 gram dhe ne e kemi dërguar në shtëpi me peshë trupore 2110 gram.
I urojmë Edonit shumë shëndet, fëmijëri të gëzueshme dhe lumturi.
Falenderojmë prindërit e tij për durimin dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së luftës së përbashkët në të cilën meritën më të madhe e ka luftëtari i vogël Edoni”, thuhet në njoftim.