Rrëshqitje dheu në rrugën fshati Izvor-fshati Ivançishtë, trafiku në një korsi

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën fshat Izvor – fshati Ivançishtë, trafiku po zhvillohet në një korsi, njofton sonte LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.