Shkruan: Florim Zeqa
Në seancën e fundit të Kuvendit, kur kryeministri Kurti e fillojë raportin para deputetëve ishte fenomenal, do të thoja i paparë deri më tani, mirëpo, në momentin kur fillojë të lëshohet në gjëra personale devijoj komplet nga rruga e nisur dhe u “zhvesh lakuriq” para deputetëve dhe syve të qytetarëve!
Asociacioni i prishi balancat politik në Parlament
Në momentin kur Albini fillojë të flas me ironi për Asociacionin, duke kërkuar këshilla nga opozita se si ata e bindën Vuqiqin të nënshkruaj marrëveshjet, “Mësomni që edhe unë ta bind Vuqiqin që të nënshkruaj marrëveshje edhe me mua”, “Vuqiqi ju do ju e jo mua”, u prishen balancat në Parlament, opozita u elektrizua tejë mase, doli kontrolli fare duke ju vërsulur Albin Kurtit me akuza të rënda për mashtrim e deri në tradhti kombëtare.
Mirëpo, edhe kryeministri doli jashtë kontrollit, duke thënë, herë e kam pranuar, e herë nuk e kam pranuar Asociacionin e gjëra të tjera të çuditshme, që s’jemi mësuar t’i shohim e dëgjojmë më parë!
Pranimi i Asociacionit nga ana e Albin Kurtit ishte ‘qershia mbi tortë’ për opozitën, por mos bërja publike e “Draft Statutit të Asociacionit” nga ana e kryeministrit e irritojë opozitën, siq më irritojë edhe mua si analist politik.
Arsyetimi i Albin Kurtit duke u thirrur në çështje konspirative për mos bërje transparente të marrëveshjen për “Draft Statutin” e Asociacionit bie në kundërshtim të plotë me parimet e BE-së dhe të gjitha vendeve demokratike.
Zyrtarët e vendeve demokratike janë të drejtëpërdrejt, ata nuk merren me gjëra konspirative siq merren liderët majtist të vendeve gjysëm demokratike të Ballkanit perëndimor në tranzicion!
Lehtë e harrojmë armikun, shpejt e kthejmë urrejtjen ndaj njëri-tjetrit
Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku i bëri bashkë pozitën dhe opozitën, i bëri bashkë klerikët fetar, na bëri bashkë të gjithëve, por, një muaj më pas të gjithë u kthyen në pozicionet e mëparshme, të barrikaduar kundër njëri-tjetrit!
Siq duket, neve shqiptarëve vetëm zori na bën bashkë!
Në momentin që kalon rreziku apo t’na kalojë dhimbja shpirtërore për bashkatdhetarin tonë, e harrojmë armikun që na e shkaktojë atë dhimbje dhe përseri i kthehemi urrejtjes ndaj njëri-tjetrit!
Se a kemi tru peshku apo mungesë të ndjenjave brumosura, do ta tregojë koha, por të harrohet çdo gjë sa qelë e mbullë syt, vërtetë është për t’u studiuar ky fenomen i shoqërisës sonë!
Njerëzit e civilizuar iu gëzohen veprave të mira të miqve, i mbështesin ata kur janë në rrugë të mbarë, ju dhënë mbështetje morale dhe financiare në realizimin e projekteve madhore. Vallë, a çdo herë duhet t’na bashkojë dhuna e armikut! Pse ne shqiptarët nuk provojmë të bashkohemi edhe në ditë të mira, sikurse dimë të bëhemi bashkë në ditë të vështira!?