Në 28 ditë luftë mes Izraelit dhe Hamasit, bilanci i viktimave është i trishtë me gati 10 mijë të vdekur, mes tyre 4.800 janë fëmijë dhe 2550 gra.
Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit i bëri thirrje Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ose Egjiptit për të garantuar largimin e sigurt të të plagosurve nga enklava.
“Ne i bëjmë thirrje KNKK-së që të garantojë një kalim të sigurt për të plagosurit, t’i shoqërojë ata dhe të garantojë mbërritjen e tyre të sigurt në vendkalimin Rafah derisa të mund të transferohen në spitalet në Egjipt,” tha al-Kudra.
Sipas tij, një opsion tjetër mund të jetë që Egjipti të lejojë ambulancat egjiptiane të hyjnë në Rripin e Gazës dhe të transferojë të plagosurit nga spitalet e enklavës në spitalet egjiptiane për të garantuar daljen e tyre të sigurt.
Të premten Izraeli bombardoi autoambulancat që transportonin të plagosur drejt Egjiptit, por IDF bëri me dije se brenda tyre kishte terroristë të Hamasit.