Shkëndija U-18 me super mbrojtësin Besjan Halimi mposhtë Pelisterin U-18 në Manastir me rezultat 0:1
Shkëndija U-18 e drejtuar nga Taxhedin Kasami po bën mrekullinë në kampionatin e ri duke mbajtur kështu kreun e tabelës në një konkurrencë të fortë informon Tetovasot.
Fitorja e fundit në transfertë kundër Pelisterit U-18 ka dëshmuar se bëhet fjalë për një gjeneratë ku spikatin talentë të shumtë të kësaj gjenerate përfshirë Hisar Ali Cali që vazhdon të shënojë në shumë ndeshje vendimtare dhe poashtu aty nuk mungon edhe mbrojtësi Besjan Halimi dhe shumë të tjerë të kësaj gjenerate ndër më të mirat e klubit.
Në super ligë kjo gjeneratë udhëheq me 19 pikë në tetë ndeshje të zhvilluara .Statistikat janë krejt në anën e klubit kuqezi dhe sulmuesit si dhe mbrojtësit po bëjnë për mrekulli punën e tyre duke shënuar 30 gola ndërsa kanë pranuar vetëm 5.Tetovasot