Newcastle ka arritur të shënojë fitore mjaft të rëndësishme në Premierligë.
Të zgjedhurit e Howe mposhtën në shtëpi minimalisht 1:0 Arsenalin, në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit anglez.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 64-të nga Gordon.
Me këtë fitore, Neëcastle tani shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e gjashtë.
Në anën tjetër, Arsenali mbetet i treti përkohësisht me 24 pikë, tri më pak se lideri, Manchester City dhe dy më pak se Tottenham, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.