VIDEO/ 27 kolegë të vrarë në 3 javë luftime/ Heq antiplumbin dhe helmetën, revoltohet gazetari palestinez: Nuk po na mbron askush këtu!
Një gazetar palestinez shpërtheu në lot në transmetimin e drejtpërdrejtë, pasi kolegu i tij, Mohammed Abu Hattab, u vra nga një sulm ajror izraelit.
Gazetari hoqi helmetën dhe jelekun anti-plumb duke thënë se ato nuk i mbrojnë pasi izraelitët nuk po i kursejnë as gazetarët.
Hattab, që punonte për kanalin televiziv të Autoritetit Palestinez, u vra të enjten së bashku me dhjetë anëtarë të familjes në një sulm ajror izraelit që synoi shtëpinë e tij në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.
“Korrespondenti dhe kolegu ynë Muhamed Abu Hatab dhe anëtarët e familjes së tij u martirizuan në një sulm ajror izraelit që synoi shtëpinë e tij në Khan Yunis”, njoftoi Palestine TV.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve “WAFA”, Abu Hatab po mbulonte zhvillimet nga Spitali Mjekësor “Nasser” në Khan Yunis.
Gati 10,600 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë 9,061 palestinezë dhe më shumë se 1,538 izraelitë.
Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.