Listës së talentëve që ka Shkëndija në të gjitha grupmoshat nuk mund ti mungojë edhe Erin Sulejmani shkruan Tetovasot .Ai është vetëm 11 vjeç dhe po shpërfaq në çdo ndeshje talentin e tij që ka për futbollin.
Ai u përshtatet disa roleve në sulm që e kompletojnë atë si futbollist ndonëse ai shumë lehtë përshtatet edhe në mesfushë me një kontrollë shumë të mirë të topit dhe e lexon lojën në mënyrë të shkëlqyer.Ai asiston dhe shënon dhe kjo e bën të veçantë.Shquhet edhe me goditje të forta nga distanca.
Erini ka nisur stërvitjet te Shkëndija akoma pa mbushur 7 vjeç dhe që atëherë ka punuar fortë me disa trenerë që i kanë mësuar shumë nga futbolli.Ai këtë vit po shkëlqen me gjeneratën 2012 që drejtohet nga Ejup Sulejmani dhe janë të pamposhtur në një kampionat të shkëlqyer për ta.
Si gjithë të tjerët edhe Erini ka një qëllim që një ditë të bëhet pjesë e skuadrës së parë dhe për këtë ai po punon pandërprerë ta realizojë këtë ëndërr.Tetovasot
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- MD: Qeveria e konfirmoi Propozim-Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë
- Me zgjidhjen e re ligjore deri në cilësi më të lartë në arsimin e lartë, paralajmëroi Janevska
- Bregu i Liqenit të Ohrit i mbuluar me mbeturina
- Fëmijët e moshës 10 deri në 16 vjeç të bombarduar me mesazhe, video dhe imazhe seksuale përmes internetit
- Harun Dehari dhe Husein Kadriu zgjidhen kryetar të nëndegëve Tetovë – PDSH
- Kasami siguron studentët: Provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe
- Shkarkohet Sedat Rushani, Shaban Nuredini emërohet në krye të Byrosë për Metrologji
- Delegacion qeveritar në takime në UNESCO: Konfirmohet përkushtimi i shtetit për zbatimin e obligimeve të marra për mbrojtjen e Rajonit të Ohrit
- “Oh my God…”- Gazetari plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit
- Sejdiu për Fillkovin: Ka përfunduar fushata, nuk do të jetë gjatë ministër