Reperi i njohur Ledri Vula, ka njoftuar ndjekësit për anulim të koncertit të tij në Oslo.
Ai në postimin e tij nuk dha arsye se pse nuk do mbaj koncert.
“Fansa të Norvegjisë dhe Skandinavisë, ju njoftoj se koncerti i Oslos nuk do të mbahet. Shumë dashuri për ju, do shihemi prapë”, ka shkruar reperi.
Ledri Vula javëve të fundi ka qëndruar i heshtur dhe larg vëmendjes publike.
Madje edhe postimet e tij në rrjetet sociale kanë qenë të pakta dhe e gjithë kjo ka nxitur dyshimet për një krizë në marrëdhënien me partneren e tij Sara Hoxha.