Jo vetëm Katari, një tjetër Botëror do të zhvillohet në dimër. Infantino zbardh axhendën

Katari ishte unik, por nuk do të jetë i vetmi. Një tjetër Botëror do të zhvillohet në dimër, kjo pasi Arabia Saudite ka mbetur kandidatja e vetëm për të organizuar Botërorin e vitit 2034. Australia ishte kandidatja tjetër për të organizuar Botërorin, por këta të fundit janë tërhequr nga gara, duke bërë që Arabia Saudite të fitojë të drejtën për të organizuar Botërorin.

Në Arabia, ashtu si edhe në Katar, temperatura në verë shkojnë mbi 40 gradë, kjo e bën të pamundur që një turne i tillë të zhvillohet në këto kushte, për këtë arsye, pas eksperiencë pozitive në Katar, FIFA po mendon që edhe ky Botëror të zhvillohet në dimër. Organizimin e Botërorit në Arabinë Saudite në 2034 e konfirmoi edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino:

“Spektakli më i madh i organizuar në tokë do të zhvillohet në 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Më pas Kupa e Botës do të udhëtojë në Afrikë(Marok) në Evropë(Portugali dhe Spanjë), më pas do të kalojë në të shtete(Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai ndërsa në 2034 në Azi(Arabinë Saudite). Tre edicione, 5 kontinente dhe 10 shtete mikpritëse”, u shpreh Infantino.