Interi dënohet për fyerjet e tifozëve ndaj Lukakut, Roma merr gjithashtu një dënim simbolik

Interi dënohet për fyerjet e tifozëve ndaj Lukakut, Roma merr gjithashtu një dënim simbolik

Interi është dënuar me një gjobë prej 5 mijë eurosh nga Federata e Italisë pas disa thirrjeve fyese të drejtuara ndaj Romelu Lukakut, gjatë ndeshjes mes Interit dhe Romës të dielën.

Ndaj sulmuesit belg, i cili kishte luajtur te Interi më herët, pati mijëra fishkëllime nga tifozët “zikaltër”.
Megjithatë, gjoba nga autoritetet lidhet veçanërisht me thirrjet kundër tij dhe jo me fishkëllimat.

Nga kjo ndeshje u dënua edhe Roma me gjobë prej 3 mijë eurosh, për shkak të vonimit për afro tre minuta për rifillimin e pjesës së dytë.
Ndryshe, derbi i zhvilluar në “Guiseppe Meazza” u fitua minimalisht 1:0 nga “Nerazzurrët”, me golin e Marcus Thuram.