Saudi Pro League ia ka mësyrë Kevin de Bruynen.
Mesfushori i Manchester Cityt qe një kohë të gjatë ka përfunduar në shënjestër të Arabisë Saudite dhe është bërë një objektiv primar.
Pra, pas Mohamed Salah, në verën e ardhshme edhe një yll tjetër mund të largohet nga Premierliga.
Sipas portalit “FootballInsider.com”, mesfushori belg është i lumtur në skuadrën që drejtohet nga trajneri Pep Guardiola, por çështjet ekonomike mund ta bindin atë që të largohet nga Etihad Stadium në muajt e ardhshëm.
Sigurisht, në janar do të mbetet në Manchester City, por “Citizens” mund ta shesin atë për 57 milionë euro gjatë verës që vjen.