Takim i Pendarovskit me përfaqësues të Teknikës popullore dhe të Lidhjes së zbuluesve dhe autorëve të avancimeve teknike të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot i priti përfaqësuesit nga Teknika popullore dhe nga Lidhja e zbuluesve dhe autorëve të avancimeve teknike të Maqedonisë (LZAATM).

Siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, ata e informuan për rrjedhën e aktiviteteve që ndërmerren për mbajtjen e Ekspozitës së ardhshme, të 44-t ndërkombëtare për inovacione, zbulime, patente, dizajn. ide, prodhime dhe teknologji të reja, masa tregtare, projekte hulumtuese dhe krijimtari rinore – MAKINOVA 2023 dhe Ekspozitës së 21-të ndërkombëtare për inovacione ekologjike dhe projekte hulumtuese – EKONOVA 2023.

Dy ekspozitat ndërkombëtare do të mbahen prej 10 deri më 12 nëntor në Shkollën e mesme komunale “Aco Ruskovski” në Berovë, nën patronatin e presidentit Pendarovski.

“Në bisedime u cek se organizimi tradicional i MAKINOVA-s dhe EKONOVA-s paraqet mundësi të shkëlqyeshme për promovim dhe afirmim të ideve kreative, inovacioneve, dizajnit dhe masave tregtare, si dhe për krijim të kontaktit me persona afaristë të interesuar për investim, prodhim dhe plasman të zgjidhjeve adekuate inovative në treg. Sot, mbi 5000 punonjës arsimorë, shlencorë dhe të tjerë profesionistë janë të përfshirë, në baza vullnetare, në sistemin e zhvillimit të arsimimit teknik dhe kulturës së të rinjve, që zhvillohet në mbi 3800 organizata themelore të Teknikës popullore”, ceket në kumtesë.